Gangsteri që bëri 'lëmsh' burgun në Angli/ Kishte lidhje intime me infermieren dhe me gardianen

Gangsteri që bëri 'lëmsh' burgun në Angli/ Kishte lidhje intime me infermieren dhe me gardianen

22:23, 22/12/2023
A+ Aa A-

Një gangster që kishte joshur një gardiane bukuroshe duke shkëmbyer mesazhe seksuale me të, i kushtuan asaj vendin e punës.

Trafikanti 25 vjeçar Harri Pullen, kishte pasur më parë një lidhje intime edhe me një infermiere në të njëjtin burg.

25 vjeçari, ishte imponuar me presion ndaj gardianes së re, Ruth Shmylo, duke e detyruar të bënte telefonata intime pasi e kishte kërcënuar me dhunë ndaj familjarëve.

26 vjeçarja Shmylo ka hedhur poshtë akuzat e marrëdhenies së papërshtatshme me kriminelin e vogël mes datave dhjetor 2020 e prill 2021.

Por tashmë raportohet se Pullen ishte përfshirë në një marrëdhënie të ngjashme me një tjetër anëtare të stafit të burgut, infermieren Elyse Mae Hibbs, 25 vjeçe, e cila u dënua me gjashtë muaj burg më pas të pezulluar për një aferë seksuale me të burgosurin.

Shpërndarësi i drogave besohet se ka përdorur kërcënime dhe presion psikologjik për t’i manipuluar femrat.

Afera e Pullen me Hibbs ishte raportuar dhe më parë por emri i kriminelit ishte lënë jashtë për kohën e hetimeve në lidhje me gardianen Shmylo.

Hibbs kishte lënë më pas punën në burgun HMP Parc në Bridgend në korrik 2021 dhe një javë më vonë u arrestua.

Aj pranonte se kishte shkëmbyer mesazhe me të burgosurin duke i thënë policisë se ishte e tmerruar prej tij.

Ndersa 26 vjeçarja Ruth Shmylo doli në gjyq në Britani me akuza “seksi telefonik” dhe lidhje të papërshtatshme me të burgosurin Harri Pullen, kur punonte si gardiane në instuticionin HMP Parc ne Uells.

Ajo akuzohet mes te tjerash për “seks telefonik” por thotë se nuk kishte shkelur rregullat dhe se ishte denoncuar nga kolegët pasi kishte raportuar shkeljet e tyre dhe ndotjen e ushqimit të burgut në bllokun e saj, shkruan e perditshmja TheMirror.

Shmylo akuzohet gjithashtu se nuk kishte raportuar për avancimet e kërkesat seksuale të të burgosurit, me të cilin kishte nisur marrëdhënien në dhjetor 2021 deri në prill 2021.

E reja kishte nisur punën në burg vetëm dy muaj më herët dhe rrjedhimisht nuk arriti të fitonte vendin e punes, duke u lënë e lirë në prill 2021./The Sun

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco