Lavrov akuza të drejtëdrejta Gjermanisë: Janë të pabesë dhe hajdutë!

Lavrov akuza të drejtëdrejta Gjermanisë: Janë të pabesë dhe hajdutë!

22:00, 22/12/2023
A+ Aa A-

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, në një konferencë për shtyp sot akuzoi SHBA-në dhe vendet e BE se po kërkojnë të vjedhin asetet ruse në mbarë botën dhe t’i përdorin ato për të financuar rindërtimin e Ukrainës.

Zyrtarët gjermanë në Karlsruhe njoftuan planet këtë javë për të sekuestruar pothuajse 800 milionë dollarë në asete nga llogaria e një banke ruse në Frankfurt, për shkak të shkeljeve të sanksioneve të BE-së.

“Ata janë hajdutë, këtë e kemi kuptuar shumë kohë më parë. Ata kanë qenë të pabesë gjatë gjithë kohës në aspektin politik.  Tani ata kanë dalë të jenë hajdutë në kuptimin e mirëfilltë,” tha Lavrov për Gjermaninë.

Diplomati i lartë rus tha se Perëndimi është “i fokusuar në idenë e gjetjes së një rruge ligjore për të konfiskuar asetet e Rusisë”, duke filluar me ridrejtimin e interesit nga fondet e ngrira aktualisht në Ukrainë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco