Zbulohet personi që dha urdhrin për vrasjen e Prigozhin

Zbulohet personi që dha urdhrin për vrasjen e Prigozhin

21:52, 22/12/2023
A+ Aa A-

Aleati kryesor i presidentit rus, Valdimir Putin, Nikolai Patrushev është personi që ka drejtuar operacionin e vrasjes së Yevgeny Prigozhin, raporton Wall Street Journal.

Kreu i grupit Wagner, Prigozhin humbi jetën disa muaj më parë, pas rrëzimit të avionit ku ishte në bord së bashku me nëntë persona të tjerë.

Gazeta amerikane raporton se drejtuesi i këtij operacioni ishte Patrushev, një mik i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin.

Zyrtarë të inteligjencës perëndimore dhe një ish-oficer i inteligjencës ruse i thanë The Journal se vdekja e Prigozhinit në gusht ishte nxitur dhe miratuar nga 72-vjeçari.

Akuza të shumta ka pasur kundrejt presidentit rus Putin, të cilin e kishin konsideruar përgjegjës dhe shkaktar për vdekjen e shefit të grupit Wagner.

Kjo pasi, para se të ndodhte incidenti i avioni, Prigozhin kishte bërë një rebelim kundrejt udhëheqjes ushtarake ruse dhe u nis me ushtrinë e tij drejt Moskës, duke braktisur pozicionet në Ukrainë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco