Vendimi nënkupton që rasti do të vazhdojë të kalojë nëpër procedurat e apelit.
Gjyqtarët e Supremes e kanë kundërshtuar kërkesën e jashtëzakonshme të Prokurorit të Posaçëm Jack Smith, i cili i ka kërkuar gjykatës që ta trajtonte këtë çështje në mënyrë të përshpejtuar.
Prokurorët e kanë akuzuar Trumpin – kandidatin më favorit nga radhët e republikanëve për të fituar nominimin për garën presidenciale më 2024 – se ka tentuar të pengojë Kongresin për të certifikuar fitoren e presidentit aktual, Joe Biden në zgjedhjet e vitit 2020.
Trump ka thënë se ky rast duhet të përmbyset, pasi ish-presidentët amerikanë nuk mund të përballen me akuza penale për veprime që lidhen me detyrat e tyre zyrtare.
Gjyqtarja amerikane Tanya Chutkan, e ka refuzuar pretendimin e Trumpit, i cili më pas e ka apeluar vendimin. Apeli i Trumpit e ka pezulluar gjyqin, të caktuar për muajin mars.
Në tentim e sipër për të shmangur vonesën në gjyqin kundër Trumpit, prokurori Smith i ka bërë thirrje Gjykatës Supreme që të marrë vendim për këtë rast.
Nëse Trump e fiton edhe një mandat si president, ai mund të falë veten për çfarëdo krimi federal.
Tre prej nëntë gjyqtarëve të Gjykatës Supreme janë të emëruar prej Trumpit, i cili e ka çimentuar shumicën konservatore në këtë trup me nëntë anëtarë./ REL
© SYRI.net