Negociata intensive për një armëpushim në Gaza

Negociata intensive për një armëpushim në Gaza

13:11, 21/12/2023
A+ Aa A-

Mes Izraelit dhe Hamasit po zhvillohen bisedime intensive në Kajro, për arritjen e një armëpushimi të ri. Uashingtoni konfirmon se negociata serioze dhe intensive po zhvillohen për një pezullim të ri të luftimeve në këmbim të lirimit të më shumë pengjeve izraelitë.

Propozimi i Izraelit për armëpushim 1-javor në këmbim të lirimit të 40 pengjeve izraelite u hodh poshtë nga drejtuesi politik në arrati i Hamasit, Ismail Hanije, i cili nga Katari mbërriti në Kajro posaçërisht për negociatat. Hamasi kërkon një armëpushim afatgjatë, çka hidhet poshtë nga Tel Avivi.

E teksa sulmi izraelit në Rripin e Gazës vijon i ashpër, presidenti francez Emanuel Makron tha se lufta kundër Hamasit që Izraeli e konsideron organizatë terroriste, nuk justifikon brutalitetin e sulmeve ku po humbin jetën mijëra civilë.

Ministria e Shëndetësisë e Hamasit njoftoi se në gati 3 muaj sulm izraelit, në Rripin e Gazës janë vrarë 20 mijë njerëz, shumica dërrmuese civilë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco