E rëndë në një shkollë në Gjermani, adoleshentja sulmon me thikë shokun e klasës

E rëndë në një shkollë në Gjermani, adoleshentja sulmon me thikë shokun e klasës

12:53, 21/12/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një shkollë në Gjermani. Një adoleshente raportohet se ka goditur me thikë shokun e klasës.

Ngjarja ndodhi në një shkollë në rajonin Cuxhaven të Saksonisë së Ulët.

Nxënësi është dërguar në spital me lëndime të rënda, por jashtë rrezikut për jetën, ndërsa adoleshentja është arrestuar.

Sipas Bild, ende nuk dihen motivet e ngjarjes së rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco