I kërkuar prej vitesh nga Izraeli, Komandanti i Hamasit nuk qëndron në një karrige me rrota

I kërkuar prej vitesh nga Izraeli, Komandanti i Hamasit nuk qëndron në një karrige me rrota

14:21, 20/12/2023
A+ Aa A-

Mohammed Deif, udhëheqësi i Brigadave Al Qassam të Hamasit, të cilin Izraeli e kërkon  prej vitesh, është gjallë dhe nuk ka asnjë paaftësi fizike, sipas imazheve të marra së fundmi nga IDF.

Gazeta Jerusalem Post me qendër në Izrael, shkruan në një artikull të saj:

 "Video tregon se komandanti i Hamasit është gjallë dhe shëndoshë pas 7 atentateve"

“Në një nga videot e kapura gjatë operacioneve të mbledhjes së inteligjencës në Rripin e Gazës, Deif shihet duke ecur në këmbët e tij, megjithëse duke çaluar lehtë, shkuhet në artikull.

Nga këto video duket se situata e Deif ishte shumë më e mirë nga sa besonte Izraeli pas një serie të gjatë sulmesh, disa prej të cilave e plagosën atë. 

Deif mund të ecë vetë dhe nuk përdor karrige me rrota. Ai ndoshta përdor dhe të dyja duart.

Deif iu bashkua Hamasit kur u krijua në fund të viteve 1980. 

Duke besuar në luftën e armatosur kundër Izraelit, Deif u ngrit shpejt në grada në Brigadat Izz ad-Din al-Qassam, krahu ushtarak i organizatës.

Eksperti i sigurisë, Matthew Levitt, një ish-këshilltar kundër terrorizmit në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, thotë se Deif është " i njohur për ashpërsinë e tij brenda Hamasit". Ai thotë se është një emër i afërt me komandantin ekspert të bombave të Hamasit, Yahya Ayyash, me nofkën "inxhinieri", i cili u vra në vitet 1990.

Veprimet e tij rritën famën e Deif dhe ngritën pozitën e tij brenda organizatës. Pas vrasjes së Salah Shehada, një prej themeluesve të Hamasit, në vitin 2002, Deif u bë kreu i krahut ushtarak të Hamasit.

Për Deifin, privatësia ka qenë çështje jete a vdekjeje. Ai arriti t'i mbijetojë katër atentateve izraelite në vitet 2000.

 

 

Atentati i pestë kundër Deifit u bë gjatë operacionit të Izraelit në Gaza në 2014. Gruaja e Deif, Vidad, dhe fëmija i tyre i vogël, Ali, u vranë në sulmin ajror të Izraelit në lagjen Sheikh Ridvan. 

Menjëherë pas sulmit , Hamasi njoftoi se Deif ishte ende gjallë dhe drejtonte operacionin ushtarak. 

Javën e kaluar, IDF lëshoi ​​fletëpalosje në Gaza duke ofruar shpërblime mbi 100,000 dollarë për këdo që do të jepte informacion të besueshëm rreth vendndodhjes së zyrtarëve të lartë të Hamasit, përfshirë Mohammed Deif. 

Në fletëpalosjet thuhej se IDF do të paguante 400,000 dollarë për informacion që të çonte në vendndodhjen e Yahya Sinwar dhe 300,000 dollarë për ndihmë për gjetjen e vëllait të tij Mahmud. 

Fakti që Deif është gjallë dhe në gjendje relativisht të mirë bie plotësisht në kundërshtim me vlerësimet e inteligjencës të viteve të fundit. Deri në zbulimin e këtyre videove, Izraelit kishte përshtypjen se Deif kishte nevojë për kujdes të plotë, se ai udhëtonte me ambulanca, përdorte karrige me rrota dhe vuante nga të meta fizike, shkruan Jerusalem Post.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco