Sulmohet rafineria ruse e naftës, Moska pretendoi se janë rrëzuar 102 dronë ukrainas

Sulmohet rafineria ruse e naftës, Moska pretendoi se janë rrëzuar 102 dronë ukrainas

12:17, 17/05/2024
A+ Aa A-

Zyrtarët në rajonin e Krasnodarit të Rusisë raportuan një tjetër sulm me dron ukrainas në një rafineri nafte, këtë herë duke shkaktuar një zjarr.

Sipas mediave të huaja, deri më tani, nuk është raportuar për viktima në rafinerinë e naftës ‘Tuapse’ dhe autoritetet thonë se kanë vënë nën kontroll zjarrin.

Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se mbrojtja e saj ajrore dhe flota e Detit të Zi shkatërruan 102 dronë ukrainas dhe gjashtë anije pa pilot gjatë natës.

Si rezultat i atij sulmi, guvernatori i Sevastopolit, në Krimenë e aneksuar, thotë se një nënstacion elektrik u dëmtua.

“Do të ketë ndërprerje të izoluara”, shkroi ai në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Ai thotë se ka anuluar mësimet “në të gjitha shkollat, institucionet e arsimit të mesëm profesional dhe kopshtet”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco