Marrëveshja për lirimin e pengjeve, lideri i Hamas mbërrin në Egjipt

Marrëveshja për lirimin e pengjeve, lideri i Hamas mbërrin në Egjipt

10:06, 20/12/2023
A+ Aa A-

Hamasi ka konfirmuar se lideri i tij politik Ismail Haniyeh ka mbërritur në Egjipt, ndërsa bisedimet mbi një marrëveshje të mundshme armëpushimi vazhdojnë.

“Këtë mëngjes, Ismail Haniyeh, kreu i byrosë politike të lëvizjes Hamas, mbërriti në kryeqytetin egjiptian, Kajro, për të zhvilluar diskutime me zyrtarët egjiptianë rreth luftës kundër Rripit të Gazës dhe shumë çështje të tjera”, thuhet në një deklaratë të Hamasit.

Haniyeh udhëtoi nga kryeqyteti i Katarit Doha këtë mëngjes, pasi u takua me ministrin e jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian përpara se të nisej.

 Disa udhëheqës të lartë të Hamasit jetojnë në Katar, ndërsa Yahya Sinëar i drejton operacionet e tij brenda vetë Gazës.

Deklarata nuk konfirmoi nëse do të diskutohej në mënyrë specifike për pengjetpor zyrtarë të lartë izraelitë, përfshirë kreun e shërbimit të inteligjencës Mossad, thuhet se janë në Kajro për këtë qëllim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco