OBSH: Spitali në Gaza nuk funksionon, pacientët janë evakuuar

OBSH: Spitali në Gaza nuk funksionon, pacientët janë evakuuar

09:59, 19/12/2023
A+ Aa A-

Spitali Kamal Adwin në veri të Gazës, i cili u pushtua nga trupat izraelite javën e kaluar , nuk funksionon më dhe pacientët janë evakuuar.

Kështu u shpreh përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Richard Piperkorn, duke shtuar se në mesin e pacientëve kishte edhe foshnja.

“Spitali nuk po funksionon më,” u tha Piperkorn gazetarëve të Reuters, duke shpjeguar se dy foshnja të porsalindura ishin marrë në shtëpi nga familjet e tyre, por edhe pacientë të tjerë, përfshirë ata të evakuuar në spitalet Al Ahly dhe Al Shifa.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco