Qindra vetë protestojnë në Tel Aviv pasi ushtria izraelite vrau gabimisht tri pengje

Qindra vetë protestojnë në Tel Aviv pasi ushtria izraelite vrau gabimisht tri pengje

09:31, 16/12/2023
A+ Aa A-

Qindra protestues u mblodhën në Tel Aviv mbrëmë, pas lajmit se Forca e Mbrojtjes së Izraelit kishte vrarë "gabimisht" tre të rinj që mbaheshin peng në Gaza.

Protestuesit mbanin pankarta dhe qirinj ndërsa marshuan drejt një baze ushtarake në Tel Aviv dhe i bënë thirrje qeverisë izraelite të negociojë një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbetura të kapur nga Hamasi më 7 tetor.

Yotam Haim, Samer Talalka dhe Alon Shamriz u qëlluan nga trupat pasi u identifikuan gabimisht si një "kërcënim", gjatë ofensivës së vazhdueshme tokësore të IDF në Gazën veriore.

Forca e Mbrojtjes së Izraelit ka shprehur "pendim të thellë" për vrasjet dhe ka thënë se do të nisë një hetim.

Më shumë se 100 pengje të rrëmbyer nga Hamasi mbeten në Gaza.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco