Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Veliaj në SPAK, çfarë pritet të ndodhë tani? Flet për Syri Tv Ylli Manjani

Serbët që ëndërrojnë anëtarësimin në BE, po ndihen të tradhtuar nga qeveria e Vuçiçit dhe BE-ja

Serbët që ëndërrojnë anëtarësimin në BE, po ndihen të tradhtuar nga qeveria e Vuçiçit dhe BE-ja

14:38, 13/12/2023
A+ Aa A-

Aktivistët e demokracisë pro-perëndimore në Serbi thanë se po ndiehn të tradhtuar nga BE-ja që nuk arriti të parandalojë ose ndëshkojë për kthesën autokratike,  qeverinë e Presidentit Aleksandër Vuçiç.

Dhjetë vjet pasi Serbia filloi bisedimet për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian, aktivistë properëndimorë demokratikë në vend thanë se ndjehen të tradhtuar nga qeveria e tyre dhe BE-ja që dështoi për ta çuar përpara procesin, shkruan Euronews.

Predrag Vostiniç, një aktivist 48-vjeçar, ka themeluar një lëvizje me bazë në kombin ballkanik si një mënyrë për të luftuar kundër autoritarizmit në rritje të qeverisë së Presidentit Aleksandër Vuçiç, kundër korrupsionit të asaj qeverie dhe krimit të organizuar që ka mbërthyer vendin.

Image

Kjo lëvizje ka udhëhequr protesta të përjavshme kundër Vuçiçit si pjesë e një lëvizjeje më të gjerë që bën thirrje për dorëheqjen e Presidentit pas dy masakrave më 3 dhe 4 maj që tronditën kombin.

Nëntë nxënës dhe një roje shkolle u vranë në të shtënat e para, kur një 13-vjeçar hapi zjarr në një shkollë fillore në qendër të Beogradit. Tetë persona të tjerë vdiqën në të shtënat e dytë të kryera nga një 20-vjeçar që përdori një armë automatike në dy fshatra në jug të kryeqytetit serb.

Protestuesit e akuzojnë Vuçiçin për nxitje të urrejtjes, intolerancë dhe dhunë në vend – pretendime që presidenti serb i ka mohuar.

Por protestuesit si Vostiniç po përballen me kërcënime në rrugë dhe në mediet sociale, ndërsa kundërshtarët e qeverisë janë lënë mënjanë në punë ose janë pushuar nga puna në kompanitë shtetërore.

Dhe ndërsa ka zemërim dhe zhgënjim ndaj qeverisë serbe, aktivistët e demokracisë si Vostiniç fajësojnë gjithashtu BE-në që nuk u ngrit për të ndaluar udhëheqjen e Vuçiçit që të mos marrë një kthesë autokratike, që të rrëmbejë kontrollin e medias kombëtare dhe të instalojë besnikët e vet në postet kryesore qeveritare.

“Kjo është një nga arsyet pse BE-ja po humbet besueshmërinë dhe pse pjesa pro-evropiane e shoqërisë serbe është në pozicion mbrojtës, sepse nuk ka asgjë për të mbrojtur”, tha Vladimir Medjak, nënkryetar i Lëvizjes Evropiane në Serbi dhe një ish-anëtar i ekipit negociator të anëtarësimit në BE.

Problemi, tha Medjak, është se kthesa autokratike e qeverisë së Vuçiçit ndodhi nën vëzhgimin e BE.

Bashkimi Evropian, i cili e ka parë si problematike kërkesën për anëtarësim të Serbisë si për situatën ekonomike të vendit, ashtu edhe për polemikat në kufirin me Kosovën, pavarësinë e së cilës Beogradi nuk e njeh, nuk e ka ndëshkuar Vuçiçin për kthesën e tij autokratike.

Edhe kur Serbia refuzoi t'i bashkohej sanksioneve perëndimore kundër Moskës, BE-ja nuk u largau prej saj.

Si BE ashtu edhe SHBA kanë punuar ngushtë me Vuçiçin në përpjekje për të arritur një marrëveshje me Kosovën, me të cilën tensionet janë rritur vitin e kaluar.

Në vitet e fundit, Serbia ka kërkuar lidhje më të forta me Rusinë dhe Kinën, pavarësisht se e shpalli anëtarësimin në BE një nga qëllimet e saj strategjike. Për momentin, rreth 40% e serbëve mbështesin anëtarësimin në BE në vendin e tyre.

Vostinic tha se aktivistët e demokracisë në Serbi janë aq të zhgënjyer me BE-në saqë "ne që mbështesim respektimin e vlerave evropiane kemi filluar të ndihemi të shqetësuar".

Dragan Djilas, një ish-kryetar i bashkisë së Beogradit, i cili tani është një nga udhëheqësit e një koalicioni pro-evropian që po sfidon Partinë Progresive Serbe të Vuçiçit në zgjedhjet parlamentare dhe lokale të 17 dhjetorit, është edhe më kritik ndaj BE-së.

“Politikanët e BE-së janë kryesisht aleatë të Aleksandër Vuçiçit,” tha ai. “Si student, ëndrra ime ishte Serbia si pjesë e Evropës, e Bashkimit Evropian. Më duhet të pranoj se tani ëndrra ndonjëherë po kthehet në një makth.”/ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco