SHBA dhe Britania e Madhe vendosin sanksione shtesë ndaj zyrtarëve të Hamasit

SHBA dhe Britania e Madhe vendosin sanksione shtesë ndaj zyrtarëve të Hamasit

14:04, 13/12/2023
A+ Aa A-

Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar kanë vendosur sanksione shtesë ndaj zyrtarëve dhe bashkëpunëtorëve të grupit militant palestinez Hamas, tha të mërkurën Departamenti Amerikan i Thesarit.

Sanksionet synojnë tetë individë që përjetësojnë axhendën e Hamasit duke përfaqësuar interesat e grupit jashtë vendit dhe duke menaxhuar financat e tij, tha Thesari, cituar nga agjencia e lajmeve Reuters.

Departamenti ka zbulaur dhe emrat:

Haroun Mansour Yaqoub Nasser Al-Din i cili është kreu i zyrës së Hamasit në Jerusalem dhe ka qenë një nga operativët kryesorë financiarë të Hamasit në Turqi

Ali Abed Al Rahman Baraka është një drejtues në Liban i Marrëdhënieve Kombëtare të Hamasit me Jashtë.

Maher Rebhi Obeid i cili është një udhëheqës i lartë politik i Hamasit me bazë në Liban dhe ka qenë pjesë e Byrosë Politike të Hamasit që nga viti 2010

Hassan Al-Wardian i cili është një zyrtar i lartë i Hamasit dhe një figurë kyçe në Betlehem që përfaqëson Hamasin

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco