Ministri jugkorean e kërcënon Korenë e Veriut me ferrin e shkatërrimit Ushtar jugkorean pranë kufirit me Veriut

Ministri jugkorean e kërcënon Korenë e Veriut me ferrin e shkatërrimit

12:02, 13/12/2023
A+ Aa A-

Seul - Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, Shin Won-sik, kërcënoi të mërkurën se do të lëshojë "një ferr shkatërrimi" ndaj Koresë së Veriut, si hakmarrje për çdo veprim të pamatur.

Retorika e shtuar erdhi  pasi Koreja e Veriut tha muajin e kaluar se nuk do t'i përmbahej më një pakti ushtarak midis fqinjëve të vitin 2018, që synonte të reduktonte tensionin midis tyre.

Hapi i Phenianit erdhi pasi Koreja e Jugut tha se do ta pezullonte pjesërisht atë marrëveshje, pas lëshimit të një sateliti spiun nga Veriu.

"Koreja e Veriut ka vetëm dy zgjedhje - paqe ose shkatërrim," thuhej në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes të Koresë së Jugut.

"Nëse Koreja e Veriut bën veprime të pamatura që dëmtojnë paqen, vetëm një ferr shkatërrimi i pret."

Vërejtjet, të bëra gjatë një takimi të komandantëve të lartë ushtarakë, vijnë më pak se një javë pasi ministri Shin vizitoi komandën e raketave të Jugut, për të cilën ai tha se do të kishte për detyrë "të godasë në mënyrë vdekjeprurëse zemrën dhe kokën e armikut" në rast lufte.

Koreja e Veriut e ka mbrojtur zhvillimin e saj të raketave dhe armëve bërthamore si një e drejtë sovrane e nevojshme për të kundërshtuar lëvizjet e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj.

"Agresioni i SHBA-së dhe lëvizjet hegjemoniste për forcimin e aleancës janë shkaku kryesor i përkeqësimit të tensionit rajonal," tha të martën gazeta e partisë në pushtet Rodong Sinmun në një koment mbi stërvitjet e SHBA me Australinë dhe Japoninë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco