Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Vrau gruan, vizatimi i vajzës së vogël zbulon krimin e të atit

Vrau gruan, vizatimi i vajzës së vogël zbulon krimin e të atit

11:32, 13/12/2023
A+ Aa A-

Policia ka arrestuar një 44-vjeçar, i akuzuar për vrasjen e gruas së tij për të cilën kishte thënë se ishte vetëvrarë. Ahmed Mustak u arrestua për vrasjen e 32-vjeçares Sharmin Sultana, krim që u zbulua vetëm falë një vizatimi të bërë nga vajza e çiftit.

Autoritetet që në momentet e para kishin dyshime për vërtetësinë e deklarimeve të Ahmed, pasi ai raportohet se e dhunonte vazhdimisht bashkëshorten.

Vdekja ndodhi më 7 mars në lagjen “Sestri Ponente” të Xhenovas. Fillimisht u dyshua për vetëvrasje, por edhe familja e gruas kishte shprehur dyshime për bashkëshortin. Sharmin Sultana ra nga dritarja e shtëpisë së saj, teksa i shoqi i cili ndodhej brenda i tha policisë së nuk pa gjë pasi ishte shtrirë në shtrat.

Sipas deklarimeve të fëmijëve të moshës 7 dhe 10 vjeç, babai i tyre shpesh e godiste nënën sepse ajo rrinte në telefon dhe bënte video në TikTok.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco