Izraeli: Kemi kryer 250 sulme ajrore në Gaza në 24 orët e fundit

Izraeli: Kemi kryer 250 sulme ajrore në Gaza në 24 orët e fundit

11:14, 13/12/2023
A+ Aa A-

Ushtria izraelite thotë se ka kryer më shumë se 250 sulme në Gaza gjatë 24 orëve të fundit.

Zyrtarët e Hamasit thonë se të paktën 50 persona janë vrarë në valën e fundit të sulmeve ajrore.

IDF thotë se ka penguar një përpjekje të një "skuadre terroriste" në rajonin Sajaiya pranë qytetit të Gazës - një bastion i rëndësishëm i Hamasit - që po përgatitej të lëshonte raketa drejt territorit izraelit, por një sulm ajror i IDF "eleminoi skuadrën".

IDF thotë se forcat e saj tokësore, ajrore dhe detare po vazhdojnë "sulmet e sakta ndaj objektivave dhe infrastrukturës terroriste në të gjithë Rripin e Gazës, me mbi 250 objektiva terroristë të goditur gjatë ditës së fundit".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco