Pamje të rënda! Gruaja lyen me benzinë burrin dhe i vë flakët, 50-vjeçari gjen vdekjen në spital

Pamje të rënda! Gruaja lyen me benzinë burrin dhe i vë flakët, 50-vjeçari gjen vdekjen në spital

16:25, 10/12/2023
A+ Aa A-

Një video që qarkullon në internet tregon momentin tronditës kur një grua i vuri zjarrin burrit të saj brenda një dyqani peshku në Rio de Zhaneiro. Ngjarja, e cila është kapur nga pamjet e kamerave të sigurisë, ka ndodhur të hënën, më 4 dhjetor.

Viktima, i identifikuar si 50-vjeçari André Chapeta, u lye me benzinë nga gruaja e tij, Ana Maria Paixão dhe më pas i vuri flakën me një çakmak. Videoja tmerruese tregon burrin duke vrapuar nëpër dyqan ndërsa digjet i gjallë.

Si pasojë e flakëve, 50-vjeçari nuk ia doli të mbijetonte. Motivi i këtij akti të tmerrshëm mbetet i paqartë. Pas ngjarjes, Ana Maria është dërguar në komisariat, por mbetet e pakonfirmuar nëse është arrestuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco