Plumba dhe shpërthime, VIDEO e përleshjes së ushtrisë izraelite dhe Hamasit në një shkollë

22:07, 09/12/2023
A+ Aa A-

Forcat izraelite të mbrojtjes kanë publikuar një video të një përleshje të armatosur me militantët e Hamasit brenda ambienteve të një shkolle në Gaza.

Të shtëna pa fund dhe shpërthime mund të dëgjohen në video, që sjell momente të frikshme të luftës që po zhvillohet prej 7 tetorit në enklavë.

Në video shihen trupat izraelite, që kontrollojnë imtësisht shkollën, dhe më pas zbulojnë një tunel të fshehtë që lidhej me një xhami.

Autoritetet izraelite prej nisjes së luftimeve kanë akuzuar Hamasit se është duke përdorur struktura civile, shkolla, spitale e objekte kulti, për t’u fshehur dhe për të sulmuar prej aty.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco