Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Gabriel Escobar 'sikleti' diplomatik i DASH

I vendosi veton rezolutës për armëpushim në Gaza, SHBA do t’i shesë Izraelit predha tankesh me vlerë mbi 100 milionë dollarë

I vendosi veton rezolutës për armëpushim në Gaza, SHBA do t’i shesë Izraelit predha tankesh me vlerë mbi 100 milionë dollarë

20:13, 09/12/2023
A+ Aa A-

Ushtria amerikane do t’i shesë Izraelit predha tankesh me vlerë 106.5 milionë dollarë, pasi administrata Biden përdori autoritetin e saj të emergjencës.

Kështu u shpreh Pentagoni përmes një deklarate, shkruan Sky News.

Rreth 14,000 predha tankesh do t’i shiten Izraelit pa shqyrtim nga Kongresi.

Kjo vjen pasi SHBA-ja vuri veton ndaj një rezolute të Kombeve të Bashkuara që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza – pavarësisht se propozimi u mbështet nga pothuajse të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit.

Nga 15 anëtarët e këshillit, 13 votuan pro rezolutës. SHBA ishte i vetmi vend që e bllokoi atë, ndërsa Britania e Madhe abstenoi.

Shtetet e Bashkuara kishin sinjalizuar më parë mosmiratimin e draft tekstit. SHBA i ka rezistuar vazhdimisht thirrjeve për një “armëpushim”, duke theksuar të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur pas sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco