Refuzonin të uleshin teksa bënin foto, turistët bien në ujë nga gondola në Venecia

Refuzonin të uleshin teksa bënin foto, turistët bien në ujë nga gondola në Venecia

10:02, 08/12/2023
A+ Aa A-

Skena qesharake publikoheshin dje nga Venecia ku një grup turistësh që shëtisnin me gondola ranë në ujin e kanalit pasi nuk dëgjonin këshillat për të ndaluar fotot apo të uleshin në barkat e vjetra tradicionale.

Pamjet zbavitëse të rënies masive në ujë bënë të qeshnin rezidentët si dhe sollën reflektim nga turistët, që më pas mbaheshin në barkën e tyre të përmbysur.

Grupi raportohet se lëvizte në mjetin e tyre duke pozuar për foto para pallateve të njohura të qytetit, edhe pse gondolieri i porosiste disa herë të uleshin e të qëndronin pa lëvizur teksa manovronte barkën nën urën e sheshit San Marko.

Në video të shpërndara në rrjet turistët e rënë në ujë shiheshin që mbaheshin në barkën e përmbysur teksa më pas u morën nga një tjetër barkë që kalonte.

Pas përmbysjes së barkës edhe gondolieri u hodh në ujë për të ndihmuar klientët e tij në kanalin e ftohtë.

Një faqe interneti e quajtur Venezia Non è Disneyland (Venecia nuk është Disneyland) shpërndan shpesh shembuj të sjelljeve të papërgjegjshem të turistëve në qytet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco