Lideri i Hamasit në shënjestër të Izraelit/ Rrethohet shtëpia e Yahya Al-Sinwar. Netanyahu: Çështje kohe para se ta kapim

Lideri i Hamasit në shënjestër të Izraelit/ Rrethohet shtëpia e Yahya Al-Sinwar. Netanyahu: Çështje kohe para se ta kapim

14:37, 07/12/2023
A+ Aa A-

Forcat izraelite kanë përparuar në jug të gazës ku siç njoftoi edhe vetë kryeminstri Netanjahu, kanë rrethuar shtëpinë e liderit terrorist në Khan Younis. Ndërkohë sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres kërkon një tjetër armëpushim.

 Ndërsa përballja e Izraelit në Gazën jugore zgjerohet me bombardime të intensifikuara, kundër tërroristëve të Hamas, kryeministri Benjamin Netanyahu njoftoi se forcat ushtarake kanë rrethuar shtëpinë e liderit të militantëve Yahya Al-Sinwar, në Khan Younis.

Sinkron  Shtëpia e tij mund të mos jetë fortesa ku mbrohet dhe ai mund të shpëtojë, por është vetëm çështje kohe para se ta kapim atë.”

 Deklarata me video e Netanyahut vjen pasi ushtria izraelite tha se për herë të parë përparoi në zemër të qytetit më të madh të Gazës jugore.

Ai gjithashtu ka deklaruar se kabineti i tij i Sigurisë ka miratuar dërgesa të karburantit në Rripin e Gazës për të parandaluar një krizë humanitare dhe përhapjen e sëmundjeve në pjesën jugore.

Zyra e Netanyahut tha se dërgesat do të miratohen "kohë pas kohe" aty ku është e përqendruar shumica dërrmuese e popullsisë së Gazës.

Për këtë ka reaguar edhe shefi i Kombeve të Bashkuara për të paralajmëruar Këshillin e Sigurimit për një "katastrofë humanitare" të afërt në Gaza.

Duke iu referuar nenit 99, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres të mërkurën kërkoi një tjetër njëhumanitar në Gaza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco