Shpërthen njëri nga dy motorët e aeroplanit rus për transportimin e mallrave

Shpërthen njëri nga dy motorët e aeroplanit rus për transportimin e mallrave

13:59, 07/12/2023
A+ Aa A-

Një video amatore shfaq momentin kur aeroplan rus për transportimin e mallrave, përfshihet nga zjarri sapo ngritet në ajër, kjo për shkak së njëri motor i shpërthen dhe piloti detyrohet të derdh karburantin nga frika se mund të vijë deri te shpërthimi i tërë fluturakes.

Bëhet fjalë për aeroplanin e tipit Tu-204 i cili u ngrit në ajër këtë mëngjes. E pasi që motori shpërtheu dhe u përfshi nga zjarri, piloti filloi me derdhjen e karburantit para se të bënte zbritje emergjente në lindje të Siberisë.

Aeroplani i aviokompanisë ruse Aviastrar po përdorej për transportimin e mallrave nga Kina në Rusi, si pasojë e sanksioneve perëndimore që janë vendosur ndaj shtetit rus që udhëhiqet nga Vladimir Putini, që filloi pushtimin e Ukrainës vitin e kaluar.

Aeroplani ishte ngritur në ajër nga aeroporti i Baikalit dhe për destinacion kishte qytetin Zhangzhoi, por ishte shpërthimi i motorit që ndërpreu këtë fluturim të planifikuar.

Alexey Tsydenov, kreu i rajonit Buryatia, tha se fluturakja ka nxjerrë tërë derivatin para se të bënte ulje emergjente – duke përdorur vetëm njërin motor që të zbret sigurt në pistë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco