Netanyahu: Shtëpia e liderit të Hamasit është rrethuar nga trupat izraelite

Netanyahu: Shtëpia e liderit të Hamasit është rrethuar nga trupat izraelite

22:56, 06/12/2023
A+ Aa A-

Forcat izraelite po rrethojnë shtëpinë e liderit të lartë të Hamasit, Yahya Sinwar në Gaza, sipas Benjamin Netanyahu.

“Dje thashë se forcat tona mund të arrijnë kudo në Rripin e Gazës. Sot ata po rrethojnë shtëpinë e Sinwar”, citohet të ketë thënë kryeministri izraelit, shkruajnë mediat e huaja.

“Shtëpia e tij mund të mos jetë kështjella e tij dhe ai mund të shpëtojë, por është vetëm çështje kohe para se të arrijmë tek ai”.

Kush është Sinwar?

Yahya Sinwar ka udhëhequr Hamasin që nga viti 2017, pasi u bashkua me radhët e tij në fillim të viteve 1980.

Besohet se është arkitekti i sulmeve të 7 tetorit, ai është më i kërkuari i Izraelit, sipas Netanyahu.

Pseudonimet e 61-vjeçarit përfshijnë “fytyra e së keqes”, “kasapi i Khan Younis” dhe “njeriu i 12-ve” – në lidhje me 12 informatorët e dyshuar që ai besohet të ketë vrarë.

IDF ka lëshuar një tjetër përditësim këtë mbrëmje për ofensivën e saj tokësore në Gaza dhe ka përsëritur se po vepron “në zemër të Khan Younis”.

Ai tha se ushtarët “arritën në qendër të Khan Yunis dhe filluan sulmet e synuara në zemër të qytetit”, të cilin e identifikoi si një simbol të sundimit ushtarak dhe administrativ të Hamasit.

“Ushtarët eliminuan terroristët, shkatërruan infrastrukturën terroriste dhe gjetën armë”, thuhet në deklaratë.

IDF së pari raportoi se ishte zhvendosur “në zemrën” e Khan Younis, e cila tha se ishte dita më “intensive” e operacioneve të saj tokësore deri më tani. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco