Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Prapaskenat: 8 orët e Veliajt në SPAK

VIDEO/ Diktatori Kim Jong-Un e dha vetë shembullin si të qash me komandë

19:09, 06/12/2023
A+ Aa A-

Nga Karen Von Guttenberg, BILD

Të qash me komandë- kjo është një aftësi që duhet të zotërojnë njerëzit në Korenë e Veriut. Nuk ka rëndësi nëse ata ndjejnë vërtet trishtm. Diktatori i tyre u tregoi personalisht se si ta bënin këtë.

Në takimin kombëtar të nënave, Kim Jong-Un filloi të qajë. Për të shtuar dramën, ai fshiu lotët me një shami, ndaloi fjalimin dhe bëri një fytyrë të trishtuar.

Kim Jong-Un po qan sepse lindshmëria në Korenë e Veriut është shumë e ulët. Gratë e veshura me ngjyra iu bashkuan koncertit të lotëve në shenjë solidariteti.

Parandalimi i rënies së lindshmërisë dhe sigurimi i një kujdesi më të mirë për fëmijët janë probleme që duhet të zgjidhen në bashkëpunim me nënat, tha Kim.

Kim nuk dha asnjë shifër. Megjithatë, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë vlerëson se shkalla e lindshmërisë në vendin e izoluar është 1.8 në vitin 2023- bazuar në një popullsi të supozuar prej 26 milionë banorësh. Shkalla e fertilitetit pasqyron numrin mesatar të fëmijëve që një grua do të lindë gjatë jetës së saj nëse shkalla aktuale e lindjeve specifike sipas moshës, mbetet konstante gjatë viteve më pjellore të saj.

Në mënyrë që popullsia e një vendi të mos tkurret- pa emigracion, në vendet shumë të zhvilluara, në terma thjesht matematikorë, do të duhej të lindnin rreth 2.1 fëmijë për grua.

Në Gjermani, ky numër ka rënë poshtë nivelit që nga viti 1970 dhe në vitin 2022 ishte 1.46, niveli më i ulët që nga viti 2013.

Koreja e Veriut vuan prej shumë vitesh nga një mungesë kronike ushqimore, të cilën ia detyron lidershipit të saj aktual.

Takimi i fundit kombëtar i nënave në Korenë e Veriut u mbajt në vitin 2012.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco