I rrethuar nga forcat izraelite ku ndodhet kampi i refugjatëve Jabalia?

I rrethuar nga forcat izraelite ku ndodhet kampi i refugjatëve Jabalia?

13:42, 05/12/2023
A+ Aa A-

Ushtria izraelite (IDF) është shprehur se forcat e saj po lëvizin më thellë në kampin e refugjatëve Jabalia në veri të Gazës, të cilin e ka rrethuar.

Ushtria thotë se ka marrë kontrollin e posteve ushtarake nga të cilat Hamasi kishte organizuar sulme dhe se ka sekuestruar një qendër komandimi dhe kontrolli të Hamasit dhe ka gjetur "materiale vëzhgimi dhe kontrolli, armë dhe harta".

Një video e shpërndarë nga IDF tregon gjithashtu sulme të fuqishme që godasin dhe dëmtojnë rëndë një ndërtesë, e cila është etiketuar si "kompi ushtarak i Hamasit".

Më në jug, tanket dhe automjetet e blinduara izraelite mund të shiheshin duke iu afruar qytetit të Khan Yunis nga lindja. IDF tha se rruga kryesore që çon atje nga veriu përbënte një fushë beteje.

Po ku ndodhet kampi i refugjatëve Jabalia? 

I ndodhur në veri të Gazës para fillimit të luftës, Jabalia ishte më i madhi nga tetë kampet e refugjatëve.

UNRWA, agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, tha se kishte më shumë se 116,011 refugjatë të regjistruar atje.

I krijuar pas luftës së vitit 1948, kampi mbulon një sipërfaqe prej 1.4 km katrore (0.8 milje).

Në fund të tetorit, Izraeli nisi një sulm ajror në kamp, ​​për të cilin tha se vrau një komandant të lartë të Hamasit dhe shkaktoi shembjen e infrastrukturës nëntokësore të Hamasit.

Thuhej se dhjetëra ishin vrarë në atë sulm dhe ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza tha se shumë të tjerë janë vrarë në sulmet e mëvonshme - duke përfshirë deri më 3 dhjetor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco