Ushtria izraelite njofton një pauzë 90-minutëshë të luftimeve në Rafah

Ushtria izraelite njofton një pauzë 90-minutëshë të luftimeve në Rafah

11:56, 05/12/2023
A+ Aa A-

Mes Izraelit dhe Hamasit janë ndërprerë përkohësisht luftimet në jug të Gazës. Lajmin e ka bërë të ditur ushtria izraelite në një postim në platformën “X”.

“Një pauzë lokale taktike do të hyjë në fuqi sot në Rafa në orën 14.00, me qëllimin që të lejohet kalimi i mëtejshëm i ndihmave humanitariane.”

Me anë të një njoftimi të radhës të shkruar në arbabisht specifikohej se pauza do të niste në lagjen El Geneina.

Këto pauza nuk janë lajm i ri pasi vendosen herë pas here në pjesë të ndryshme të Gazës. Deri para pak kohësh, Rafah ishte një zonë relativisht e qetë, që shumicën e kohës ishte lënë jashtë luftimeve.

Megjithatë, pas përfundimit të armëpushimit me Hamasin të premten e shkuar, IDF e ka targetuar zonën më mënyrë intensive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco