Ushtria izraelite rrethon kampin e refugjatëve në Gazë

Ushtria izraelite rrethon kampin e refugjatëve në Gazë

10:03, 05/12/2023
A+ Aa A-

Trupat izraelite kanë rrethuar një kamp refugjatësh në Gazën veriore dhe kanë marrë kontrollin e posteve kryesore ushtarake të Hamasit, sipas Forcave Mbrojtëse të Izraelit.

Në një postim në Telegram , ushtria bën me dije se ushtarët “po operojnë në zonën e Jabalia pas përfundimit të rrethimit të kampit”.

Zona ka qenë viktimë e bombardimeve rutinë për javë të tëra, me sulme ajrore që rrafshuan ndërtesat dhe lanë disa njerëz të vdekur.

“Gjatë ditës së kaluar, trupat e IDF operuan në bastionet e Hamasit dhe shkatërruan infrastrukturën terroriste në zonë. Gjatë aktivitetit, IDF mori kontrollin e posteve kryesore ushtarake nga të cilat janë kryer sulme ndaj trupave të IDF”, thuhet në postimin në Telegram.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco