Ukrainasit shkatërrojnë tankun rus me dron kamikaz, ai bëhet ‘copë-copë’ kur municioni që ishte brenda përfshihet nga zjarri

Ukrainasit shkatërrojnë tankun rus me dron kamikaz, ai bëhet ‘copë-copë’ kur municioni që ishte brenda përfshihet nga zjarri

08:24, 05/12/2023
A+ Aa A-

Një tank i tipit T-80 i ushtrisë ruse, është hedhur në erë nga një dron kamikaz i ushtrisë ukrainase.

Betejat e ashpra që po zhvillohen në afërsi të Bakhmutit, kanë bërë që të dyja palët të kenë humbje të mëdha.

E pamjet e filmuara nga ajri shfaqin momentin kur tanku rus goditet nga droni kamikaz dhe e neutralizon.

Megjithatë këtu nuk përfundon historia e këtij sulmi.

Derisa ishte përfshirë nga zjarri dhe po digjej, duket se municioni i shumtë që ishte brenda tankut preket nga zjarri dhe shpërthen.

Nga shpërthimi tejet i fuqishëm, tanku bëhet “copë-copë”, duke bërë që kupola e saj të fluturojë qindra metra në ajër.

Kjo mënyrë e shkatërrimit të tankeve ruse tashmë nuk është ndonjë risi, kjo për shkak të mënyrë sesi janë dizajnuar dhe municionit që gjendej në kabinë dhe që kontribuoi në shkatërrimin total. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco