'Jonathan' mbush 191 vjeç!

'Jonathan' mbush 191 vjeç!

11:00, 04/12/2023
A+ Aa A-

Një breshkë gjigante e Seychelles, e quajtur Jonathan, mendohet të ketë mbushur 191 vjeç, duke u bërë kafsha më e vjetër në tokë.

Daily Mail shkruan se Jonathan mendohet të ketë lindur në vitin e largët 1832 dhe është breshka më jetëgjatë në tokë e regjistruar. Jonathan është zhvendosur në ishullin Saint Helena, aty ku vlerësohet si një thesar kombëtar. Ai është vendosur aty së bashku me tre breshka më te reja, David, Emma dhe Fred.

Aktualisht, Jonathan është i verbër dhe pa shqisën e nuhatjes. Ai i kalon ditët duke lëvizur në terrenin që e ka kthyer në shtëpi prej dekadash.

Veterinari Joe Hollins ka folur për Librin e Rekordeve Botërore Guinness duke dhënë shpresa se Jonathan mund të arrijë shekullin e tretë.

"Jonathani është në gjendje të mirë shëndetësore dhe të gjithë treguesit për momentin na çojnë të mendojmë se do të arrijë shekullin e tretë. Edhe pse ka humbur shqisën e nuhatjes dhe është i verbër, ai vijon të ushqehet. Breshka ushqehet një herë në javë me fruta e perime, duke plotësuar të gjitha kaloritë e nevojshme duke i siguruar vitaminat dhe mineralet e nevojshme”, ka thënë Joe Hollins.

Sipas faqes në internet të ishullit Saint Helena, askush nuk është i sigurt për ditëlindjen e Jonathanit, por mendohet se ai ka qenë rreth 50 vjeç kur ka mbërritur në ishull dhe ditëlindja e tij është regjistruar në muajin dhjetor.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco