Lajmi i fundit

TASK FORCE/ I korruptuar, fundi pa lavdi i Erion Veliajt

Hamasi: Asnjë shkëmbim i të burgosurve nuk do të bëhet derisa të ketë armëpushim në Gaza

Hamasi: Asnjë shkëmbim i të burgosurve nuk do të bëhet derisa të ketë armëpushim në Gaza

21:53, 02/12/2023
A+ Aa A-

Zëvendës shefi i Hamasit, Saleh AI-Arouri tha të shtunën se nuk do të shkëmbeheshin më të burgosur me Izraelin derisa të bëhet një armëpushim në Gaza.

Arouri deklaroi se pengjet që ende po mbahen nga Hamasi janë ushtarë dhe civilë izraelitë që kishin shërbyer më parë në ushtrinë izraelite, transmeton Telegrafi.

Ai potencoi se ata nuk do të lirohen nëse nuk ka armëpushim.

“Lëreni që lufta të marrë rrjedhën e saj. Ky vendim është përfundimtar. Ne nuk do të bëjmë kompromis për të”, tha Arouri.

Armëpushimi disa ditor përfundoi të premten dhe nuk u rinovoua për një marrëveshje të re midis Izraelit dhe Hamasit.

Pas përfundimit të armëpushimit filluan luftimet menjëherë mes të dyja palëve.

Armëpushimi kishte për qëllim lirimin e disa pengjeve izraelite dhe lirimin e të burgosurve palestinezë, gjithashtu edhe hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco