Lajmi i fundit

TASK FORCE/ I korruptuar, fundi pa lavdi i Erion Veliajt

Macron: Shkatërrimi i Hamasit do të merrte kohë 10 vjet

Macron: Shkatërrimi i Hamasit do të merrte kohë 10 vjet

20:08, 02/12/2023
A+ Aa A-

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se shkatërrimi total i Hamasit do të merrte kohë për 10 vjet luftime, duke shtuar se Izraeli duhet të përcaktojë më tej qëllimin e tij përfundimtar me luftën.

Duke folur në një konferencë për shtyp gjatë samitit për ndryshimet klimatike COP28 në Dubai, Macron tha se do të udhëtonte në Katar për të “punuar për një armëpushim të ri sa më shpejt të jetë e mundur”, raporton CNN, përcjell Telegrafi.

Izraeli të shtunën tërhoqi ekipin e tij të negociatorëve nga Katari bisedimet kishin arritur në një “rrugë pa krye”, sipas një deklarate nga zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Macron tha se duhet të bëhet një armëpushim i përhershëm.

“Mendoj se jemi në një moment kur autoritetet izraelite do të duhet të përcaktojnë më saktë qëllimin e tyre dhe rezultatin përfundimtar që po përpiqen të arrijnë. Çfarë do të thotë shkatërrimi total i Hamasit? A mendon dikush se është e mundur?”, tha Macron.

“Nëse është kështu, lufta do të zgjasë 10 vjet dhe nuk mendoj se dikush mund ta përcaktojë këtë qëllim. Kështu që do të duhet të përcaktohet më mirë”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco