Kamala Harris: SHBA nuk do të lejojë zhvendosjen e detyruar të palestinezëve

Kamala Harris: SHBA nuk do të lejojë zhvendosjen e detyruar të palestinezëve

14:39, 02/12/2023
A+ Aa A-

Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris tha se "Shtetet e Bashkuara në asnjë rrethanë nuk do të lejojnë zhvendosjen e detyruar të palestinezëve nga Gaza ose Bregu Perëndimor, rrethimin e Gazës ose rivizatimin e kufijve të Gazës".

Komentet e saj erdhën gjatë një takimi me Presidentin egjiptian Abdul Fattah al-Sisi, ku ajo e falënderoi atë për përpjekjet e tij për të evakuuar qytetarët amerikanë nga Gaza, njofton BBC.

Gjatë takimit të tyre në Dubai, në prag të COP28, Harris tha se përpjekjet për paqe "mund të kenë sukses vetëm nëse ato ndiqen në kontekstin e një horizonti të qartë politik për popullin palestinez drejt një shteti të tyre të udhëhequr nga një Autoritet Palestinez i ringjallur"..

Harris e bëri të qartë se Hamasi nuk mund ta kontrollojë Gazën dhe SHBA-të do të mbeten të përkushtuara për të "ndjekur pa pushim" lirimin e të gjithë pengjeve në Gaza.​

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco