Lufta në Izrael, sulmet në Gaza vazhdojnë pas përfundimit të armëpushimit

Lufta në Izrael, sulmet në Gaza vazhdojnë pas përfundimit të armëpushimit

08:41, 02/12/2023
A+ Aa A-

Në kufirin verior të Izraelit, ka rifilluar shkëmbimi i zjarrit mes ushtrisë izraelite dhe organizatës libaneze Hezbollah, një aleate e Hamasit.

Mediat e huaja shkruajnë se Izraeli ka bombarduar Rripin e Gazës me qëllim goditjen e grupit terrorist të Hamasit.

“Aktualisht jemi duke goditur objektivat ushtarake të Hamasit në të gjithë Rripin e Gazës”, tha zëdhënësi ushtarak Jonathan Conricus.

Ushtria izraelite gjithashtu konfirmoi vdekjen e pesë pengjeve që po mbaheshin në Rripin e Gazës, duke bërë të ditur edhe emrat e tyre. Izraeli tha se Hamasi shkeli kushtet e marrëveshjes duke gjuajtur raketa në territorin e tij.  Nga ana tjetër Hamasi tha se nga sulmet e djeshme izraelite janë gati 200 të vdekur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco