Sulmi ajror në Rripin e Gazës, vritet kameramani i medias turke

Sulmi ajror në Rripin e Gazës, vritet kameramani i medias turke

19:51, 01/12/2023
A+ Aa A-

Agjencia turke e lajmeve Anadolu raportoi se një nga kameramanët e saj, që punonte si profesionist i pavarur, u vra gjatë një sulmi ajror izraelit në Rripin e Gazës.

Bëhet fjalë për Mudasir al-Sawaf, i cili sipas dëshmisë së të afërmit të tij kishte humbur vëllain e tij dhe të afërm të tjerë në zonën al-Durj në jug të Gazës në një bombardim izraelit.

Ai tha për Anadolu se Mudasir es Sawaf u plagos rëndë nga bombardimet dhe se ai priti një ambulancë dhe ndihmë mjekësore për rreth gjysmë ore, por ata nuk arritën, kështu që u dërgua në spital me një automjet personal, ku mjekët nuk arritën të ndërhynin për shkak të mungesës së pajisjeve mjekësore.

Pak ditë më parë, e njëjta agjenci turke raportoi se Mudasir al-Sawaf u plagos në fytyrë në një bombardim izraelit, gjatë të cilit vdiqën anëtarët e familjes së tij, përfshirë babain e tij Mustafa al-Sawaf, një gazetar dhe analist i njohur politik në Gaza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco