Sulme të forta ajrore në veri të Gazës dhe raketa ndaj Izraelit

Sulme të forta ajrore në veri të Gazës dhe raketa ndaj Izraelit

11:07, 01/12/2023
A+ Aa A-

Pak më parë, disa sulme ajrore shumë të forta dhe shtëllunga të mëdha tymi mund të shiheshin që ngriheshin lart në qiell në veri të Rripit të Gazës.

Janë parë dhe dëgjuar gjithashtu raketa të lëshuara nga brenda Gazës drejt Izraelit, që lanë gjurmë të bardha dhe tym ë qiell pasi kapeshin nga sistemet e Iron Dome, Kupola e Hekurt.

Nuk ka asnjë shenjë se kjo luftë është në një nivel më të ulët pas armëpushimit. Ajo është po aq aktive sa ishte gjatë pjesës së mëparshme të operacionit tokësor të Forcës Mbrojtëse të Izraelit.

Avionët luftarakë izraelitë rifilluan të godasin Gazën, civilët palestinezë u larguan për strehim dhe sirenat e raketave u ndezën në jug të Izraelit të premten, ndërsa lufta rifilloi pasi mbaroi një armëpushim njëjavësh pa marrëveshje për ta zgjatur atë.

Me përfundimin e afatit, gazetarët e Reuters në Khan Younis në Gazën jugore panë zonat lindore të bombarduara intensive, duke dërguar kolona tymi që ngriheshin në qiell. Banorët dolën në rrugë duke ikur për t'u strehuar më në perëndim.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco