Shpërthime dhe të shtëna, garda liron ministrin e arrestuar

Shpërthime dhe të shtëna, garda liron ministrin e arrestuar

11:06, 01/12/2023
A+ Aa A-

Të shtëna armësh dhe shpërthime të fuqishme u regjistruan mëngjesin e së premtes në kryeqytetin e Guinea-Bissau pasi dhjetëra ushtarë të Gardës Kombëtare liruan një ministër dhe një zyrtar të lartë, të arrestuar disa ditë më parë.

Anëtarët e Gardës Kombëtare që u përfshinë në këtë operacion u strehuan më pas në një kazermë në jug të kryeqytetit, ku u përplasën më pas me forcat speciale.

Ministri i Financave, Souleiman Seidi, dhe Sekretari i Shtetit për Thesarin, Antonio Monteiro, u arrestuan disa ditë më parë në bazë të një hetimi për tërheqjen e supozuar të parregullt të 10 milionë dollarëve nga fondet shtetërore.

Ata janë marrë në pyetje pasditen e së enjtes nga një komision hetim antikorrupsion për të sqaruar pagesat për 11 kompani.

Në një seancë parlamentare të hënën, kreu i partisë kryesore opozitare të vendit pretendoi se pronarët e kompanive ishin të afërt me drejtuesit e koalicionit qeverisës të vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco