Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Izraeli ishte në dijeni të sulmit të Hamasit prej një viti

Izraeli ishte në dijeni të sulmit të Hamasit prej një viti

09:00, 01/12/2023
A+ Aa A-

Sipas New York Times, zyrtarët izraelitë ishin në dijeni të sulmit të Hamasit më 7 tetor më shumë se një vit përpara se të ndodhte, sipas dokumenteve, emaileve dhe intervistave, por ata e hodhën poshtë raportin.

Në fakt, Hamasi e ndoqi planin me përpikmëri tronditëse. Një dokument mbi 40 faqe me emrin e koduar Muri i Jerikos nga autoritetet izraelite përshkruante saktësisht llojin e sulmit shkatërrues që çoi në vdekjen e rreth 1200 njerëzve.

Plani nuk caktonte një datë, por përshkroi një sulm metodik të organizuar për të rrëzuar fortifikimet rreth Rripit të Gazës, për të pushtuar qytetet izraelite dhe të sulmonte bazat kryesore ushtarake.

Vitin e kaluar, menjëherë pasi dokumenti ishte në duart e tyre, zyrtarët në ushtrinë izraelite thanë se qëllimet e Hamasit ishin të paqarta.

Më pas, në korrik, vetëm tre muaj para sulmeve, një veteran i inteligjencës izraelite paralajmëroi se Hamasi kishte kryer stërvitje intensive njëditore që dukej e ngjashme me atë që ishte përshkruar në plan.

Ato shqetësime nuk u morën parasysh. Zyrtarët izraelitë të sigurisë e kanë pranuar tashmë se ata dështuan në mbrojtjen e vendit dhe qeveria pritet të mbledhë një komision për të studiuar ngjarjet që çuan deri te sulmet.

Dokumenti nxjerr në pah gabimet që arritën kulmin në atë që zyrtarët tani e konsiderojnë si dështimin më të madh të inteligjencës izraelite në pesë dekada.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco