Papunësia në Gjermani, në shkallën më të lartë në më shumë se dy vjet

Papunësia në Gjermani, në shkallën më të lartë në më shumë se dy vjet

14:07, 30/11/2023
A+ Aa A-

Ekonomia më e madhe e Evropës po humbet vrullin dhe po zvarrit edhe tregun e punës, tregojnë të dhënat e fundit.

Papunësia e Gjermanisë arriti në 5,9% në nëntor, nga 5,8% e tetorit, sipas shifrave të fundit të Zyrës Federale të Punës. Kjo është norma më e lartë që nga maji 2021, njofton Euroneës.

Raporti tregon se numri i personave të papunë u rrit me 22,000 në terma të rregulluar sezonalisht në 2,702 milionë.

Një vështrim më i afërt i të dhënave rajonale tregon se Bremeni dhe Berlini kanë normat më të larta të papunësisë, Bayern dhe Baden-Ëürttemberg vazhdojnë të ruajnë normat më të ulëta.

“Rënia ekonomike vazhdon të lërë gjurmë në tregun gjerman të punës”, tha Andrea Nahles, kryetare e Agjencisë Federale të Punësimit.

Në nëntor kishte 733000 vende pune, 90000 më pak se një vit më parë, tha Zyra Federale e Punës.

"Punësimi është vetëm në rritje të lehtë dhe kërkesa për punë është ende në rënie," tha Nahles.

Gatishmëria e kompanive në Gjermani për të punësuar personel të ri u ul pak në nëntor, tregoi të martën barometri i punësimit Ifo.

"Me një themel të fortë për rimëkëmbje ende të padukshme, kompanitë po e shtyjnë punësimin e stafit të ri," tha Klaus Ëohlrabe, kreu i sondazheve në Ifo.

Ekonomia gjermane po përpiqet të rimëkëmbet, Prodhimi i Brendshëm Bruto u tkurr në tremujorin e tretë të vitit dhe ekonomia e përgjithshme ka shenja të një recesioni të afërt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco