VIDEO/ Kur Mao Ce Dunin habitet me gjatësinë e bashkëshortes të Henry Kissinger

VIDEO/ Kur Mao Ce Dunin habitet me gjatësinë e bashkëshortes të Henry Kissinger

12:06, 30/11/2023
A+ Aa A-

Henry Kissinger ndërroi jetë në moshën 100 vjecare.

Në vitet 1970 ai 'pati dorë' në shumë ngjarje botërore të shekullit 20, ndërsa shërbente si Sekretar Shteti kur SHBA ishte nën udhëheqjen e republikanit Richard Nixon.

Përpjekjet e refugjatit hebre me origjinë gjermane çuan, ndër të tjera, në hapjen diplomatike të Kinës. 

Por tani pas vdekjes së tij, shumë momente nga jeta dhe qëndrimi i tij në Shtëpinë e Bardhë po bëjnë xhiron e internetit dhe një prej tyre ishte në një takim që ai pati me liderin kinez Mao Ce Dun. 

Në video, Mao shihet i emocionuar teksa takonte bashkëshorten e Kissinger, Nancy por edhe i befasuar nga diferenca e madhe në gjatësi të çiftit.

Në librin e tij, Sekretari i 56-të i Shtetit i SHBA-së tha se u takua me Mao Ce Dunin gjithsej pesë herë, dhe ndoshta më e veçanta ishte kur ishte me gruan e tij. 

Kissenger shkruante në librin e tij:

 Mao tregoi interes për të takuar gruan time dhe fakti që ajo ishte jashtë për të bërë pazar nuk e ndaloi atë. Ai dërgoi një 'polic protokolli' i cili e dinte saktësisht se ku ishte Nancy. Polici e mori atë nga një dyqan për ta sjellë në zyrën ku takuam Maon."

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco