Blinken: SHBA dhe Izraeli e dëshirojnë zgjatjen e armëpushimit Blinken në një konferencë shtypi gjatë një takimi të ministrave të jashtëm të NATO-s

Blinken: SHBA dhe Izraeli e dëshirojnë zgjatjen e armëpushimit

14:09, 29/11/2023
A+ Aa A-

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ndodhet sot në Bruksel dhe ka folurnë një takim të ministrave të jashtëm të NATO-s. Ai tha se SHBA-të do të donin që pauza në luftimet midis Izraelit dhe Gazës të zgjatet dhe se po punohet drejt këtij qëllimi "çdo ditë", sipas BBC.

“Vazhdimi i armëpushimi do të thotë se më shumë pengje do të kthehen në shtëpi dhe më shumë ndihmë do të hynte në Gaza. Është e qartë se kjo është diçka që ne e dëshirojmë. Unë besoj se është diçka që edhe Izraeli e dëshiron," tha ai në takim.

Edhe AFP njoftoi se  Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se administrata e Joe Biden do të dëshironte të shihte një zgjatje të re të marrëveshjes së armëpushimit në luftën e Izraelit me Hamasin, pasi të skadojë marrëveshja aktuale, me qëllimin për të siguruar lirimin e pengjeve të tjera të mbajtura nga grupi militant si edhe për të rritur dërgesat e ndihmave humanitare në Gaza.

Teksa përgatitej të bënte vizitën e tij të tretë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës me sulmet e Hamasit në Izrael më 7 tetor, Blinken tha të mërkurën se përveç diskutimit të planifikimit afatshkurtër logjistik dhe operacional, administrata Biden beson se është e domosdoshme të diskutohen idetë për qeverisjen e ardhshme të Gazës, nëse Izraeli arrin qëllimin e tij të deklaruar për të zhdukur Hamasin.

Izraeli dhe vendet arabe i kanë rezistuar diskutimeve të tilla për qeverisjen e ardhshme, me zyrtarët izraelitë të përqendruar në luftë dhe udhëheqësit arabë që këmbëngulin se prioriteti i menjëhershëm duhet të jetë përfundimi i luftimeve, të cilatkanë vrarë mijëra civilë palestinezë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco