VIDEO/ Izrael-Elon Musk largohet me vrap kur mëson se kush ishte personi që i kërkoi foto

12:52, 29/11/2023
A+ Aa A-

Në ditët e para të luftës mes Izraelit dhe Hamasit, miliardieri Elon Musk nxiti revolte pasi shpërndau postimin e një përdoruesi X që pretendonte se hebrenjtë po ushqenin urrejtje kundër racës së bardhë.

Shtëpia e Bardhë e akuzoi Musk për një promovim të neveritshëm të urrejtjes antisemitike dhe raciste.

Por ditë më pas Musk vizitoi Izraelin ku u takuar dhe me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe të dy ranë  dakord në parim që sistemi i komunikimit satelitor i kompanisë së tij SpaceX mund të përdoret në Gaza, me miratimin e Izraelit.

Gjatë vizitës në Izrael, Musk gjithashtu pa nga afër dhe brutalitetin e anëtarëve të Hamasit që pushtuan Izraelin jugor më 7 tetor 2023.

Por ajo që shënjoi vizitën e tij ishte momenti kur një deputet izraelit i kërkoi një foto.

Por në atë moment ndërhyn këshilltari i Musk i cili tha:

Ky është personi që tha do ta djegim Gaza dhe më pas u blloku nga platforma.

Por momenti kur Musk u largua me shpejtësi pas fjalëve të këshilltarit tashmë janë bërë virale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco