'Shenjë e keqe' në Shtëpinë e Bardhë, era rrëzon pemën kombëtare të Krishtlindjes

'Shenjë e keqe' në Shtëpinë e Bardhë, era rrëzon pemën kombëtare të Krishtlindjes

11:32, 29/11/2023
A+ Aa A-

Një incident pa asnjë pasojë është regjistruar mbrëmjen e kaluar në Shtëpinë e Bardhë, ku pema e dekoruar e Krishtlindjes është rrëzuar për shkak të erës së fortë që kishte përfshirë zonën.

Pamjet e pemës së rrëzuar u shpërndanë menjëherë në rrjetet sociale, dhe shumë kritikë të presidentit Biden me ironi u shprehën se kjo ngjarje tregon ekzaktësisht presidencën e tij.

Pema 12 metra e lartë ishte vendosur në jug të Shtëpisë së Bardhë, kur u godit nga era e fortë, që sipas aeroportit Regan arrinte deri në 80 km shpejtësi për orë.

Punëtorët Shtëpisë së Bardhë u përpoqën të “shpëtonin” pemën dhe ta ngrinin përsëri në këmbë për të qenë gati për ceremoninë e ndezjes së dritave e cila kremtohen prej 100 vitesh.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco