Përcillet në banesën e fundit ish-Zonja e Parë Rosalynn Carter, pjesë e ceremonisë presidenti amerikan dhe liderë të tjerë

Përcillet në banesën e fundit ish-Zonja e Parë Rosalynn Carter, pjesë e ceremonisë presidenti amerikan dhe liderë të tjerë

10:52, 29/11/2023
A+ Aa A-

Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter përcolli për në banesën e fundit bashkëshorten e tij, Rosalynn Carter, që u nda nga jeta në moshën 96-vjeçare.

Jimmy Carter mori pjesë në ceremoninë përkujtimore në Gjeorgji. Kjo ishte një dalje e rrallë e 99-vjeçarit në publik, pasi prej 10 muajsh ishte nën kujdes intensiv spitalor.

I veshur me një kostum të errët dhe i rrethuar nga katër fëmijët e tij, Jimmy ndoqi ceremoninë nga karrigia me rrota.  Muajt e fundit, gjendja e tij shëndetësore është rënduar, teksa është përballur me disa probleme shëndetësore, përfshirë melanomën që iu përhap në mëlçi dhe tru.

Zonja Carter u diagnostikua në muajin maj me demencë. Trupi i saj u dërgua në Kishën Metodiste të Bashkuar Glenn Memorial në Universitetin Emory. Pjesë e ceremonisë mortore ishte presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden, Nënpresidentja Kamala Harris, ish-presidentin Bill Clinton apo ish-Zonjat e Para Melania Trump, Michelle Obama, Laura Bush dhe Hillary Clinton.

Martesa 77-vjeçare mes Jimmy dhe Rosalynn Carter mbetet më e gjatë nga çdo president tjetër në SHBA. Zoti Carter shërbeu në Shtëpinë e Bardhë në vitet 1977-1981.

Kur burri i saj filloi karrierën e tij politike në vitet 1960, fillimisht si senator i shtetit të Xhorxhias, guvernator dhe më vonë president i SHBA-së, zonja Carter u përqendrua në zvogëlimin e stigmës që u vihej njerëzve me sëmundje mendore.

Si zonja e parë e SHBA-së, ajo u bë kryetare nderi e Komisionit të Presidentit për Shëndetin Mendor, i cili ishte kyç për miratimin e një akti të vitit 1980 që ndihmoi financimi i qendrave lokale të shëndetit mendor.

Pas largimit nga Uashingtoni, ajo dhe bashkëshorti i saj themeluan Qendrën Carter në 1982, përmes së cilës ajo vazhdoi punën për shëndetin mendor, imunizimin e hershëm të fëmijërisë dhe kauza të tjera humanitare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco