Pengjet izraelite pas lirimit tregojnë makthet që kanë përjetuar: Na rrihnin, nuk na jepnin për të ngrënë!

Pengjet izraelite pas lirimit tregojnë makthet që kanë përjetuar: Na rrihnin, nuk na jepnin për të ngrënë!

09:13, 29/11/2023
A+ Aa A-

Pengjet izraelitë të liruar në 24 orët e fundit janë në gjendje shoku sipas mjekëve që i kanë ekzaminuar. 

‘Rrëmbimi është një tronditje. Brenda një ore ju jeni nga parajsa në ferr’ është shprehur një mjek për një kanal izraelit.

Në të njëjtën kohë dëshmitë e pengjeve izraelite zbulojnë kohët e vështira që ata kaluan në duart e terroristëve të Hamasit gjatë 50 ditëve.

“Na ushqenin me oriz dhe me disa byrekë që duhej ti prisnim në copa të vogla për ti ruajtuar për më vonë se nuk e dinim nëse do të kishin ushqim të nesërmen. Na mungonte dushi dhe kishim të njëjta rroba gjatë gjithë kohës, por vetëm ditën kur do liroheshim na dhanë të reja sepse donin të krijonin përshtypjen e rreme se po kujdeseshin për ne’’ është shprehur për të afërmit e saj 85 vjecarja Yaf Adhar. 

Siç thonë dhe personat që kanë parë pengjet e liruar ‘është e qartë se ata kanë humbur shumë në peshë dhe kanë pësuar shumë trauma psikologjike’.

Babai i 13 vjeçares i marrë peng nga Hamasi Hila Romtem Sosani thotë se vajza e tij ‘pëshpërit më së shumti sepse kështu i kishin thënë të bëjnë. Ata nuk lejoheshin të flisnin natën. Ajo na tregon për situatën e saj kur ishte peng i Hamasit, por e tregon sikur të ishte një person tjetër dhe jo sikur ta kishte përjetuar vetë.’ 

‘Nuk i kishin dhënë ilaçet, ajo nuk po merrte mjekimin’ thotë një grua për nënën e saj të liruar. 

Akoma më tronditëse është ajo që thotë halla e 12-vjeçarit Eitan Yahalomi , i cili u lirua nga Hamasi të martën.

“Kur mbërriti në Gaza e rrahën... Ai është vetëm një fëmijë 12-vjeçar”, tha fillimisht tezja e tij për një televizion francez.

Sipas saj, “Hamasi e detyroi të shikonte video të sulmit të 7 tetorit”, ndërsa “sa herë që një fëmijë fillonte të qante, ata e kërcënonin me armë për ta ndaluar”.

“Mendoja se ata (Hamasi) do të ishin sjellë mirë. Padyshim që kjo nuk ndodhi, këta njerëz janë përbindësh”, shtoi e  tezja e 12-vjeçarit Eitan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco