98 pemë Krishtlindjesh dhe më shumë se 142 mijë drita, Shtëpia e Bardhë zbukurohet për festa

98 pemë Krishtlindjesh dhe më shumë se 142 mijë drita, Shtëpia e Bardhë zbukurohet për festa

12:32, 28/11/2023
A+ Aa A-

98 pemë Krishtlindjesh, më shumë se 142,000 drita dhe gati 34,000 zbukurime kanë mbushur korridoret e Shtëpisë së Bardhë në një mënyrë që Zonja e Parë Jill Biden shpreson se do të frymëzojë vizitorët të përjetojnë “magjinë, mrekullinë dhe gëzimin” e Krishtlindjeve.

“Nuk e di për ju, por më duket befasuese”, tha zonja e parë duke duartrokitur dhe brohoritur gjatë një eventi duke treguar dekorimet e festave të Shtëpisë së Bardhë. “Festimet janë një kohë për reflektim dhe një pauzë nga jeta jonë e ngarkuar, një kohë për të qenë bashkë me familjen dhe miqtë tanë.”

Një nga pemët e para të Krishtlindjeve që vizitorët do të shohin është e zbukuruar nga ari, me zbukurime ku në të janë të gdhendura emrat e anëtarëve të rënë të forcave të armatosura amerikane.

Pema zyrtare e Krishtlindjes e Shtëpisë së Bardhë, një bredh 18.5 metra i gjatë, u vendos në dhomën blu dhe u dekorua në mënyrë unike. Dhoma e ngrënies në Shtëpinë e Bardhë është shndërruar në “dhomën” e Babagjyshit, me tavolina pune me kukudhë, stola dhe shkallë që rrethojnë pemët e Krishtlindjeve dhe mjete dhe dhurata për të plotësuar dekorimet.

Biblioteka është zbukuruar me hënëza të arta dhe yje vezullues të varur nga tavani, ndërsa China Room është shndërruar në një dyqan ëmbëlsirash.

Pothuajse 4.5 km fjongo, më shumë se 350 qirinj dhe mbi 22,000 kambana janë përdorur për dekorimin, ndërsa 142,425 drita ndriçojnë pemët, dhe kurorat me të cilat është dekoruar Shtëpia e Bardhë.

Përveç pemëve të Krishtlindjeve, ka edhe kurora. Konkretisht, 72 kurora me fjongo të kuqe zbukurojnë pjesën e jashtme të Shtëpisë së Bardhë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco