Vizitën e parë jashtë vendit si president i Argjentinës, Javier Milei e bën në SHBA

Vizitën e parë jashtë vendit si president i Argjentinës, Javier Milei e bën në SHBA

14:54, 27/11/2023
A+ Aa A-

Presidenti i sapozgjedhur i Argjentinës, liberali ekstrem Javier Milei ka mbërritur në SHBA për bisedime me zyrtarët amerikanë.

“Në fillim të javës, Milei do të zhvillojë bisedime me zyrtarë të administratës së Joe Biden dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar”, sipas burimeve diplomatike të Agence France-Presse.

“Trump i Argjentinës”, siç e kanë quajtur shumë media të huaja, do të vizitojë Nju Jorkun dhe Uashingtonin.

Para inaugurimit të tij, më 10 dhjetor, presidenti i sapozgjedhur i ekonomisë së tretë të Amerikës Latine do të zhvillojë sot bisedime në Uashington me Juan Gonzalez, këshilltar i presidentit amerikan, Joe Biden.

Ai gjithashtu do të takohet edhe me zyrtarë të Departamentit të Shtetit dhe të Thesarit.

Ndërsa fitorja e Javier Milei ngre pikëpyetje ndërkombëtare në lidhje me strategjinë e tij të ardhshme në vend, qeveria e tij po përpiqet të shlyejë një hua prej 44 miliardë dollarësh nga FMN në 2018 pasi rezervat valutore të vendit kanë rënë në nivelet më të ulëta historike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco