Numri i pengjeve dhe të burgosurve të liruar deri më tani si pjesë e marrëveshjes Izrael-Hamas

Numri i pengjeve dhe të burgosurve të liruar deri më tani si pjesë e marrëveshjes Izrael-Hamas

14:46, 27/11/2023
A+ Aa A-

Marrëveshja midis Izraelit dhe Hamasit ka krijuar bazën për lirimin e të paktën 50 grave dhe fëmijëve të mbajtur robër në Gaza në këmbim të lirimit të të paktën 150 grave dhe fëmijëve palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite. 

Ndërsa kalojmë në ditën e katërt të armëpushimit, kjo është ajo që kemi parë deri tani: 

40 pengje izraelite janë liruar nga Hamasi: 13 të premten, 13 të shtunën dhe 14 të dielën. 

Disa prej tyre janë me nënshtetësi të dyfishtë, duke përfshirë edhe 4-vjeçaren Abigail Edan, e cila është një shtetase amerikano-izraelite.

Pengjet e liruara nga Hamasi përfshijnë: 

21 fëmijë

11 gra të rritura

Shtatë gra të moshës 65 vjeç e lart dhe Roni Krivoy, një i ri izraelito-rus i cili u lirua si rast i veçantë, jashtë parametrave të marrëveshjes Izrael-Hamas. 

Pengje të huaj : 18 shtetas të huaj, përfshirë 17 shtetas tajlandez dhe 1 shtetas filipinas. 

Këta 18 shtetas të huaj të liruar nga Gaza u liruan si pjesë e negociatave të veçanta dhe nuk përfshihen në marrëveshjen Izrael-Hamas. 

Të burgosur të liruar nga Izraeli: 117 gra dhe fëmijë janë liruar deri më tani nga burgjet izraelite: 39 të premten, 39 të shtunën dhe 39 të dielën. 

Totali përfshinte: 

28 gra të rritura
2 vajza adoleshente dhe 87 meshkuj të moshës 18 vjeç e lart.

Nga të gjithë të burgosurit palestinezë të liruar, 41 ishin gjykuar dhe dënuar dhe 76 ishin në paraburgim administrativ, që do të thotë se ata nuk i dinin akuzat kundër tyre dhe nuk ishin të përfshirë në një proces ligjor akuzash apo gjykimi. 

Marrëveshja origjinale Izrael-Hamas thotë se armëpushimi do të vazhdojë për katër ditë për sa kohë që Hamasi liron të paktën 10 pengje izraelite çdo ditë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco