Ministri izraelit: Pauza humanitare nuk është një armëpushim

Ministri izraelit: Pauza humanitare nuk është një armëpushim

14:10, 26/11/2023
A+ Aa A-

Ministri i Izraelit për Çështjet e Diasporës dhe Barazinë Sociale thotë se është e rëndësishme të kuptohet se pauza humanitare nuk është një armëpushim i përhershëm.

Amichai Chikli është shprehur për BBC-në: "Nuk ka armëpushim dhe nuk do të ketë armëpushim me organizatën terroriste të Hamasit."

Ai shtoi se Izraeli është i përkushtuar të shkatërrojë Hamasin "jo vetëm për hir të Izraelit, por për hir të njerëzimit".

Chikli, nga partia Likud e Benjamin Netanyahut, vazhdoi: "Ideologjia e Hamasit, e cila është ideologjia e Vëllazërisë Myslimane, kjo ideologji është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe ne mund të shohim se si kjo frymëzoi mizoritë e 7 tetorit - masakrën, përdhunimin, barbarizmi, [ishin] frymëzuar nga partnerët e Hamasit në të gjithë botën.”

Amichai Chikli kritikoi dhe Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), duke thënë se ata "nuk kanë bërë asgjë për pengjet".

Por KNKK është shprehur se ata mund të vizitonin pengjet vetëm nëse kishte marrëveshje që garantonte akses të sigurt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco