Pse Izraeli po sulmon kryeministrin irlandez?!

Pse Izraeli po sulmon kryeministrin irlandez?!

13:45, 26/11/2023
A+ Aa A-

Një frazë e përdorur nga kryeministri irlandez Leo Varadkar për të përshëndetur lirimin e një vajze 9-vjeçare izraelito-irlandeze nga Hamasi në ditën e dytë të lirimit të pengjeve nga Hamasi në këmbim të lirimit të palestinezëve nga burgjet izraelite, nxiti një reagim të fortë të qeverisë izraelite. 

9-vjeçarja Emily Hunt ishte në grupin e 17 pengjeve të liruar dje pas 50 ditësh robëri në Rripin e Gazës.

Vajza fillimisht mendohej se ishte vrarë nga sulmi i Hamasit në Kibbutz Beeri, gjatë bastisjeve vdekjeprurëse të grupit islamik më 7 tetor. 

Emily u zbulua më vonë se ishte në mesin e 240 pengjeve të marra atë ditë në Rripin e Gazës.

Duke reaguar ndaj lirimit të vajzës, Varadkar foli dje për "një ditë gëzimi dhe lehtësimi të pamasë", duke thënë se "një fëmijë i pafajshëm që kishte humbur, tani është gjetur".

Dhe ishte fjalia e fundit që shkaktoi një reagim të fortë nga ministrat dhe zyrtarët e qeverisë izraelite.

Ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen sulmoi kryeministrin irlandez sot dhe në një postim X, ku shkroi: "Ju duket se keni humbur busullën tuaj morale dhe keni nevojë të vini në kontakt me realitetin!"

"Emily Hunt nuk ishte 'e humbur', ajo u rrëmbye nga një organizatë terroriste më e keqe se Shteti Islamik që vrau njerkën e saj," shtoi Cohen, duke vazhduar: "Emily dhe më shumë se 30 fëmijë të tjerë izraelitë u morën peng nga Hamasi dhe ju po përpiqeni për të legjitimuar dhe normalizuar terrorin. Turp për ty. ”

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco