Përleshja në skenë mes anëtarëve të një grupi rock bëhet virale

Përleshja në skenë mes anëtarëve të një grupi rock bëhet virale

12:39, 26/11/2023
A+ Aa A-

Anëtarët e grupit rock "The Brian Jonestown Massacre" u përleshën në skenë gjatë një koncerti në Melburn, Australi të martën mbrëma, duke i detyruar ata të anulojnë pjesën tjetër të turneut të tyre.

Shkaku duket se ka qenë këngëtari i grupit Anton Newcombe, i cili tentoi të largonte nga skena kitaristin Ryan Van Creed.

“Pritjani mikrofonin atij djalit, lëre kitarën time, festa mbaroi, kapiten”, dëgjohet duke bërtitur Newcomb kitaristit  të tij të në një video të regjistruar nga fansat që u shpërnda më vonë në mediat sociale.

“Nuk ka më muzikë derisa të largohesh nga këtu. Ne në fakt nuk kemi nevojë për ju. Shkoni. Lëreni kitarën time në skenë dhe mendoni se çfarë ndodh. Shkëputeni' është shprehur këngëtari.

Van Creed i tha që të mendojë më mirë për atë që thotë, sepse “nëse ai merr vendimin për t'u larguar, do të jetë kështu përgjithmonë”, duke vënë në dukje seriozitetin e situatës.

I zemëruar nga ajo që po ndodhte në skenë, Van Creed doli jashtë, pasi goditi me grusht këngëtarin teksa largohej nga skena.

Përfundimisht, kitaristi u largua, ndërsa këngëtari vazhdonte t'u bërtiste atyre përreth. Në shenjë zhgënjimi, fansat e tyre nisën të hidhnin shishe në skenë.

Për të justifikuar situatën këngëtari i grupit tha se nuk kishte dashur të dilte në skenë, por dikush e kishte detyruar duke shtuar se nuk dëshiron të flasë më shumë pasi kujtimet e asaj nate ende e bëjnë atë të “lodhur dhe emocional”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco